Lajm i mirë për shqiptarët që jetojnë në Greqi. Qeveria e vendit fqinj vendosi shtyrjen e lejeve të qëndrimit të emigrantëve deri më 31 dhjetor 2021.
“Arsyeja e zgjatjes së këtyre lejeve dhe certifikatave lidhet me kufizimet e vendosura nga pandemia në funksionimin e Drejtorive të Imigracionit” thuhet në njoftimin.
Emigrantët me vërtetime blu që duan të kalojnë në Greqi dhe anasjelltas duhet të plotësojnë formularin në ambasadën ose konsullatat greke në Shqipëri.
Greqia ka shtyrë deri më 5 prill kufizimet e lëvizjes me vendet jo anëtare të BE, ku përfshihet edhe Shqipëria.
Lehtësimi i masave pritet që të bëhet pas 14 majit kur Greqia do të hapë sezonin turistik./ db/ Abcnews.al