Greqia, shteti i radhës evropian që e ndalon vaksinën e AstraZeneca tek personat mbi 65 vjeç

schedule22:06 - 5 Shkurt, 2021

schedule 22:06 - 5 Shkurt, 2021

Greqia bëhet shteti i radhës evropian që limiton përdorimin e vaksinës së AstraZeneca tek një grupmoshë e caktuar njerëzish.

Në vendin fqinj, kjo vaksinë nuk do t’u injektohet personave që janë mbi 65 vjeç ndërsa ministria e Shëndetësisë në  vend njoftoi po presin akoma më shumë të dhëna rreth efikasitetit të vaksinës tek të moshuarit.

“Në Greqi, si në vende të tjera të Bashkimit Evropian, vaksina e AstraZeneca do të përdoret tek moshat 18-64 vjeç,” njoftoi sekretari i përgjithshëm i ministrisë së shëndetësisë Marios Themistokleous.

Nuk ka “prova të pamjaftueshme” në lidhje me përdorimin e saj tek të moshuarit shtoi ai.

Franca, Gjermania, Belgjika, Danimarka, Suedia dhe vende të tjera deri më tani kanë vendosur kufizime moshe për vaksinën, e cila është zhvilluar nga firma Britaniko-Suedeze, me Universitetin e Oksfordit. Thuajse 360,000 vaksina janë administruar deri më tani në vendin me 11 milionë banorë. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!