Greqia vijon që të ngelet në hartën e rrezikut përsa i përket përhapjes së flakëve.
Mediat greke shkruajnë se një rrezik i lartë i përhapjes së flakëve qëndron në 9 rajone të vendit.
Sipas Hartës së Parashikimit të Rrezikut nga Zjarri të lëshuar nga Sekretariati i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile në Ministrinë e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile mësohet se zonat më të rrezikuara janë:
Rajoni i Atikës
Rajoni i Greqisë Qendrore (Evia duke përfshirë ishullin Skyros, Boeotia, Fthiotida)
Rajoni i Thesalisë (NP Magnezia, PE Sporade)
Rajoni i Peloponezit (Mesinia)
Rajoni i Greqisë Perëndimore (Rajoni Achaia, Rajoni Ilia)
Rrethi i Ishujve Jon
Rajoni i Maqedonisë Qendrore (NP i Selanikut, NP Halkidiki, Mali Athos)
Rajoni i Maqedonisë Lindore dhe Thrakisë (Thasos PE, Evros PE duke përfshirë ishullin Samothraki)
Rajoni i Egjeut të Veriut (Rajoni Lemnos, Rajoni Lesvos, Rajoni i Kios)
Ndërkaq kujtojmë se për shkak të zjarrit një javë më pashë mijëra turistë u detyruan që të largoheshin nga Rodos. /abcnews.al