Një 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 3,823 të infektuar me koronavirus si dhe 96 humbje jete. Prej rasteve të reja, 10 u regjistruan pas kontrolleve në pikat hyrëse të vendit.
Numri total i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë shkon në 924,506, prej të cilëve 50.6% janë meshkuj. Po ashtu, sa i përket rasteve të konfirmuara në 7 ditët e fundit, 115 janë të lidhura me udhëtime jashtë vendit kurse 2,490 të tjera janë raste kontakti.
Ndërsa, numri total i viktimave ka shkuar në 17,959 që nga konfirmimi i rasteve të para. Prej tyre, 95.4 për qind kishin sëmundje shoqëruese dhe/ose ishin mbi 70 vjeç. /abcnews.al/