Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Greqia regjistron 733 raste të reja me Covid-19 dhe 21 humbje jete

schedule17:42 - 7 Shkurt, 2021

schedule 17:42 - 7 Shkurt, 2021

Në 24 orët e fundit, Greqia ka regjistruar 733 raste të reja me Covid-19 dhe 21 humbje jete.  Kështu, në total, numri i të infektuarve shkon në 163,946 nga të cilët 51.9% janë burra kurse ai i viktimave në 5,972.

Kritike situata vijon të jetë në Atikë, ku sipas raportimeve të mediave, u konfirmuan edhe 360 ​​raste, ndërsa në Selanik u regjistruan 76 raste të reja.  Kurse në Akaia, ku janë regjistruar 71 të infektuar të rinj.

Gjatë gjurmimit të kontakteve u zbulua se 6037 (3.7%) e të infektuarve janë persona që kanë udhëtuar jashtë dhe 52276 (61.0%) janë raste kontakti. 262 pacientë janë të intubuar ndërsa mosha e tyre është 70 vjeç dhe 189 (72.1%) e tyre janë burra.



85.9% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje bashkëshoqëruese ose janë të moshës 70 vjeç e lart.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve në vend është 147,275. sb/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!