Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 1,505 raste të reja me koronavirus si dhe 37 humbje jete.
Nga rastet e konfirmuara sot, rezulton se 6 janë konfirmuar nga kontrollet në pikat hyrëse të vendit, kurse numri total i të infektuarve shkon në 388,929 (ndryshimi ditor + 0,4%), prej të cilëve 51,2% janë burra.
Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 33 janë persona që kanë udhëtuar jashtë kurse 2,328 janë raste kontakti. Numri total i viktimave që nga fillimi i pandemisë është 11,734. Prej tyre, 95.2% ishin me sëmundje shoqëruese ose mbi 70-vjeç.
Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 586 (61.9% burra). Mosha e tyre mesatare është 67 vjeç. 83.6% kanë sëmundje shoqëruese ose janë mbi 70-vjeç. sb/abcnews.al/


