Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 2,156 raste të reja me koronavirus, prej të cilave tetë u identifikuan në pikat hyrëse të vendit. Numri total i të infektuarve në vend shkon kështu në 497,061 me një ndryshim ditor prej + 0.4%, prej të cilëve 51.2% janë burra.
Sipas raportimeve, nga rastet e regjistruara shtatë ditët e fundit, 155 besohet se kanë udhëtuar jashtë, ndërsa 1,687 të tjera janë raste kontakti. Numri i viktimave për 24 orët e fundit është tetë ndërsa që nga fillimi i epidemisë bilanci i viktimave është 12,983.
Prej tyre, 95.2% kishin sëmundje shoqëruese ose/dhe ishin mbi 70 vjeç. /abcnews.al/


