Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Greqia regjistroi mbi 2,340 të infektuar dhe 19 humbje jete në 24 orë

schedule16:56 - 30 Gusht, 2021

schedule 16:56 - 30 Gusht, 2021

Në 24 orët e fundit Greqia ka regjistruar 2,343 raste të reja me koronavirus. Ndërsa, si pasojë e Covid-19, në vend e humbën jetën edhe 19 qytetarë të tjerë.

Ndërkohë, autoritetet e shëndetit në vend publikuan për herë të parë numrin e pacientëve të pavaksinuar që janë në kujdes intensiv. Raportohet se të intubuar janë 338 pacientë, prej të cilëve  309 (91.42%) janë të pavaksinuar ose të vaksinuar pjesërisht dhe vetëm 29 (8.58%) janë plotësisht të vaksinuar.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 583.658 (ndryshim ditor + 0.4%), nga të cilët 51.1% janë meshkuj. Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 214 rezulton se janë persona që kanë udhëtuar jashtë vendit kurse 1,463 janë raste kontakti.



Nga ana tjetër, që nga fillimi pandemisë janë regjistruar gjithsej 13,656 raste fatale. Prej tyre, 95.3% kishin sëmundje shoqëruese ose/dhe ishin mbi 70 vjeç. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!