Në 24 orët e fundit në Greqi janë konfirmuar 6,393 raste të reja me koronavirus. Autoritetet e Shëndetit në vend bënë po ashtu të ditur se si pasojë e sëmundjes humbën jetën 43 qytetarë kurse në gjendje të rëndë në intubim janë 459 pacientë.
Sipas raportimeve, nga rastet e konfirmuara ditën e sotme, 16 janë identifikuar në pikat hyrëse të vendit. Ndërsa, totali i të infektuarve shkon në 780,621 prej të cilëve, 50.7% janë meshkuj. Kurse sa i përket rasteve të konfirmuara në 7 ditët e fundit, 161 janë të lidhura me udhëtime jashtë vendit kurse 2,819 janë raste kontakti.
Që nga fillimi i pandemisë numri i viktimave në vend ka shkuar në 16,243, prej të cilëve 95.3% kanë pasur sëmundje shoqëruese dhe/ose kanë qenë mbi 70 vjeç. /abcnews.al/