Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Greqia regjistroi 5,523 të infektuar dhe 81 humbje jete në 24 orë

schedule17:18 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 17:18 - 9 Dhjetor, 2021

Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 5,523 të infektuar me koronavirus, dy prej të cilëve u identifikuan në pikat hyrëse të vendit. Ndërkohë numri total i të infektuarve në vend është 989,814, prej të cilëve 50.5 për qind e të cilëve janë meshkuj.

Ndërsa, sa i përket rasteve të regjistruara në 7 ditët e fundit 90 prej tyre rezulton të kenë pasur histori udhëtimi jashtë vendit dhe 2,650 të tjerë janë raste kontakti.

Ndërsa, rastet fatale për sot janë 81. Kurse, që nga fillimi i pandemisë numri i total i viktimave ka shkuar në 18,982. Prej tyre, 95.3% kanjë pasur sëmundje shoqëruese dhe/ose kanë qenë mbi 70 vjeç. /abcnews.al/



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!