Greqia regjistroi 4,761 të infektuar dhe 72 raste fatale në 24 orët e fundit

schedule16:36 - 11 Dhjetor, 2021

schedule 16:36 - 11 Dhjetor, 2021

Në 24 orët e fundit Greqia ka regjistruar 4,761 të infektuar dhe 72 raste fatale nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë në vend bën të ditur se prej rasteve të konfirmuara ditën e sotme, tetë janë evidentuar në pikat hyrëse të vendit.

Kurse, numri total i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë shkon në 999,652, prej të cilave 50,5% janë meshkuj. Nga rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 88 janë të lidhura me udhëtime nga jashtë dhe 2,921 janë raste kontakti.

Po ashtu, që nga fillimi i pandemisë vendi numëron në total 19,157 raste fatale, prej të cilave 95.3% kishin sëmundje shoqëruese ose/dhe ishin mbi 70 vjeç. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!