Greqia regjistroi 3,643 të infektuar të infektuar dhe 55 humbje jete në 24 orët e fundit

schedule16:52 - 29 Tetor, 2021

schedule 16:52 - 29 Tetor, 2021

Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 3,643 të infektuar, nëntë prej të cilëve janë konfirmuar në pikat hyrëse të vendit.

Kurse, numri total i të infektuarve në vend shkon në 734,778. Sa i përket rasteve të konfirmuara në shtatë ditët e fundit, 153 kanë qenë persona që kanë udhëtuar jashtë kurse 2,837 të tjerë janë raste kontakti.

Rastet fatale për sot ishin 55, kurse që nga fillimi i pandemisë totali ka shkuar në 15,856, prej të cilëve 95.4% kanë pasur sëmundje shoqëruese ose/dhe ishin mbi 70 vjeç. Numri i pacientëve që ndodhen në intubim është 392, 59.4 për qind e të cilëve janë meshkuj, mosha mesatare e të cilëve është 65 vjeç.

80.4% e tyre kanë sëmundje shoqëruese dhe/ose janë mbi 70 vjeç. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!