Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 2,871 të infektuar nga koronavirusi. Ndërsa, si pasojë e sëmundjes Covid-19 kanë ndërruar jetë edhe 47 qytetarë të tjerë.
Prej rasteve të reja, njoftohet se nëntë janë identifikuar në pikat e testimit në pikat kufitare të vendit. Ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 590.832 (ndryshim ditor + 0.5%), nga të cilët 51.1% janë meshkuj.
Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 185 rezulton se kanë qenë persona që kanë udhëtuar jashtë dhe 1,378 të tjerë janë raste kontakti. Sa i përket rasteve fatale, që nga fillimi i pandemisë në vend janë regjistruar gjithsej 13,743 vdekje. Prej tyre, 95.3% kishin sëmundje shoqëruese dhe /ose ishin mbi 70 vjeç. /abcnews.al/


