Greqia regjistroi 2,383 të infektuar dhe 41 humbje jete nga Covid-19

schedule17:18 - 11 Tetor, 2021

schedule 17:18 - 11 Tetor, 2021

Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 2,383 raste të reja me koronavirus si dhe 41 humbje jete.

Prej rasteve të reja, autoritetet e Shëndetit në vend njoftuan se tetë janë identifikuar në kontrollet e bëra në pikat hyrëse të vendit. Ndërsa totali i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë shkon në 679,157.

Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve, 50.9% janë burra.

Ministria e Shëndetësisë në vend bën të ditur se nga pacientët që janë të intubuar, 287 janë të pavaksinuar. Nga ana tjetër, me rastet e sotme fatale, numri i përgjithshëm i viktimave në vend shkon në 15,177. /abcnews.al/