Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Greqia regjistroi 2,232 të infektuar dhe 33 humbje jete në 24 orët e fundit

schedule16:50 - 30 Shtator, 2021

schedule 16:50 - 30 Shtator, 2021

Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 2,232 të infektuar me koronavirus dhe 33 humbje jete. Me rastet e sotme, numri i përgjithshëm i rasteve shkon në 655,767, prej të cilave 50.9% janë meshkuj.

Sipas raportimeve të mediave në vend, nga rastet e konfirmuara 7 ditët e fundit, 71 janë persona që kanë udhëtuar jashtë dhe 3,205 janë raste kontakti. Sa i përket rasteve fatale, numri total i tyre shkon në 14,828 që nga fillimi i pandemisë. Prej tyre, 95.4% kishin një sëmundje shoqëruese ose/dhe ishin mbi 70 vjeç.

Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 326 (64.4% meshkuj). Mosha mesatare e tyre është 66 vjet. Prej tyre 79.8% kanë sëmundje shoqëruese dhe/ose janë mbi 70 vjeç. /abcnews.al/



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!