Greqia regjistroi 20,107 të infektuar dhe 88 humbje jete në 24 orët e fundit

schedule17:10 - 19 Janar, 2022

schedule 17:10 - 19 Janar, 2022

Në 24 orët e fundit në Greqinë fqinje janë regjistruar 20,107 raste pozitive me Covid-19. Prej këtyre rasteve, 60 të infektuar janë identifikuar në kontrollet në pikat hyrëse të vendit.

Kurse, numri total i të infektuarve ka shkruar në 1,723,496, prej të cilëve 49.8% janë meshkuj.

Sa i përket rasteve të konfirmuara në shtatë ditët e fundit, 430 janë të lidhura me udhëtime jashtë dhe 2,332 janë raste kontakti. Rastet fatale për sot janë 88, ndërsa që nga fillimi i pandemisë totali shkon në 22,285, 95.1% e të cilëve kishin sëmundje shoqëruese dhe/ose ishin mbi 70 vjeç. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!