Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Greqia regjistroi 1,585 raste të reja me Covid-19 dhe 40 humbje jete në 24 orë

schedule16:44 - 28 Maj, 2021

schedule 16:44 - 28 Maj, 2021

Në 24 orët e fundit, Greqi ka regjistruar 1,585 raste të reja me koronavirus si dhe 40 humbje jete. Sipas autoriteteve të shëndetit në vend, nga rastet e reja 6 u identifikuan pas kontrolleve në portat hyrëse të vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë është 398,898 (ndryshim ditor + 0,5%), nga të cilët 51,2% janë burra. Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 28 kanë qenë persona që kanë udhëtuar jashtë ndërsa 2,102 kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur.

Sa i përket rasteve fatale, që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar gjithsej 11,995 vdekje. 95.1% prej tyre ishte persona me sëmundje shoqëruese ose dhe mbi 70 vjeç.



Numri i pacientëve që ndodhen të intubuar është 521 (61.8% burra). Mosha e tyre mesatare është 67 vjeç dhe 85.6% prej tyre kanë pasur sëmundje shoqëruese dhe/ose ishin mbi 70-vjeç. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!