Greqia pritet të vaksinojë me dozën e tretë personat nën 50 vjeç

schedule09:25 - 21 Tetor, 2021

schedule 09:25 - 21 Tetor, 2021

Sekretari i Përgjithshëm i Kujdesit Parësor Shëndetësor në Greqi Marios Themistokleous është shprehur sot se ekziston mundësia që Greqia të përballet me një valë të katërt të pandemisë. Në një dalje televizive ai u shpreh se e vetmja mënyrë për të mposhtur pandeminë janë vaksinat.

“Koronavirusi është këtu dhe nuk ka në plan që të largohet,” u shpreh ai ndërsa shtoi se sa më shumë qytetarë të vaksinohen aq më shpejt vendit do t’i kthehet normaliteti.

Ai sqaroi se Greqia ka një ndryshim të vogël në përqindjet e vaksinimit krahasuar me mesataren në Bashkimin Evropian. Në të njëjtën kohë, Themistokleous theksoi nevojën për të intensifikuar kontrollet për respektimin e masave kundër përhapjes së virusit.

Lidhur me dozën e tretë të vaksinës së koronavirusit, ai njoftoi se së shpejti do të vijë radha për ata nën 50 vjeç, pasi pritet analiza e të dhënave nga Komiteti Kombëtar i Vaksinimit.

Së fundi, Themistokleous i këshilloi qytetarët që nuk duhet të vijojnë që të bëjnë teste të antitrupave. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!