Greqia do të marrë me këste tre milion doza të vaksinës së mundshme Covid-19 të zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit në bashkëpunim me AstraZeneca.
Ky vendim do të finalizohet nëse ajo kalon fazën e katërt të provës klinike, tha të martën Ministri i Shëndetësisë Vassilis Kikilias.
Ai theksoi se provat klinike kanë arritur në fazën e tretë ndërsa faza e katërt pritet të përfundojë në nëntor.
“Në fund të dhjetorit, janar, shkurt, mars, maj dhe qershor, nëse gjithçka shkon mirë, Greqia do të marrë në shtatë dërgesa të pjesshme pjesën e saj nga vaksina e rënë akord, ” tha ai për Skai.
“Do të fillojmë me 700,000 doza në dhjetor të cilat do të jenë një dozë e vetme ose e dyfishtë, dhe rreth 3 milion doza në total”, shtoi ai.
Shteti helen ka rikthyer masat ndaj Covid-19, pasi së fundmi janë shtuar rastet e infektuara. Janë bërë të detyrueshëm në disa ishuj përdorimi i maskave të fytyrës në të gjitha hapësirat publike, brenda dhe jashtë, pezullimin e tregjeve të fermerëve, festivalet e fshatrave dhe tubime të tjera publike, dhe është vendosur një limit prej katër (ose gjashtë nëse ato i përkasin të njëjtës familje ) për numrin e njerëzve që lejohen të ulen në të njëjtën kafene apo tavolinë restoranti./abcnews.al