“Gati për Konferencën e dytë Ndërqeveritare me BE”, Hasani: Greqia pengesë? Pengesat politike mos ndërhyjnë në axhendat teknike

schedule11:27 - 29 Gusht, 2024

schedule 11:27 - 29 Gusht, 2024

Shqipëria është gati për konferencën e dytë ndërqeveritare për integrimin në BE. Deklarata vjen nga ministri i jashtëm Igli Hasani në një konferencë për mediat në përfundim të Konferencës së Ambasadorëve ‘Diplo 2024’, ministri Hasani iu përgjigj interesit të medias.

Lidhur me qëndrimin e Greqisë, dhe mundësinë për një bllokim prej saj, Hasani theksoi se po punohet që pengesat politike mos ndërhyjnë në axhendat teknike.

“Po punojmë që konferenca e dytë ndërqeveritare ta zhvillojmë në pak javët e ardhshme, jemi gati. Kemi qenë gati prej një viti. Grup kapitulli i parë është i përfunduar, pret këtë mekanizëm për tu cilësuar i hapur.

Jemi gati edhe për dy grup kapituj Po punojmë që pengesat politike mos ndërhyjnë në axhendat teknike. Optimist për vjeshtën. Do ecim shpejt e pa ndalesë në rrugëtimin me fokus BE.” u shpreh ai, ndërsa theksoi se rrugëtimin europian të Shqipërisë e shohim patjetër edhe me mbështetjen e Greqisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!