Tiranë- Përfaqësuesi i ligjor i PD, Marash Logu ka zbuluar skenarin e PD për numërimin e fletëve të votimin nga Greqia.
Gazetari Andon Kello tha për ABC News, se në deklaratën e tij, përfaqësuesi i PD ka nënvizuar se numëruesit e tyre do të kontestojnë çdo zarf.
“Nuk do ketë bllokim me forcë apo sabotim të tryezave të numërimit. Por çdo numërues është udhëzuar çdo zarf të ardhur nga Greqia të kontestojë çdo fletë. Si të kontestuara, më pas për to duhet të vendosë KZAZ përkatëse, ose KQZ. Kjo përkon me atë që deklaroi Berisha”, ka thënë përfaqësuesi ligjor i PD.
/abcnews.al/