Greqia pas vizitës së kryediplomatit: Mbështesim liberalizimin e vizave, por nuk do ta njohim Kosovën

schedule22:39 - 2 Qershor, 2021

schedule 22:39 - 2 Qershor, 2021

Kosova dhe Greqia kohët e  fundit kanë intensifikuar bashkëpunimin e tyre në disa fusha kryesore.

Ndërkohë pritet që ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias, javën që vjen të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë.

Ministria e Jashtme e Greqisë përmes një e-maili ka treguar arsyet e kësaj vizite, por ka përjashtuar mundësinë e njohjes së Kosovës si shtet.

Ministri i Jashtëm Dendias do ta vizitojë Kosovën në fillim të qershorit për arsye të formimit të qeverisë së re në Kosovë. Ju kujtojmë se Greqia po e mbështet rrugëtimin evropian të Kosovës dhe në këtë konstekst po e mbështet edhe liberalizimin e vizave. Greqia po ashtu kontribuon në Kosovë me një numër të caktuar të ushtarëve në kuadër të KFOR-it. Por siç e dini, Greqia nuk e njeh Kosovën dhe pozicioni i saj mbetet i pandryshuar”, thuhet në përgjigjen e MPJ-së greke për RTV Dukagjinin.

Ndërkohë eksperti amerikan David Phillips thotë se nga pesëshja mos njohëse e BE-së, Greqia është më së afërmi të njeh Kosovën./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!