Greqia paralajmëron Shqipërinë

schedule16:05 - 15 Tetor, 2017

schedule 16:05 - 15 Tetor, 2017

Presidenti I Greqisë, Prokopis Pavlopoulos ka paralajmëruar Shqipërinë duke thënë që të ketë kujdes me sjelljet që bën pasi mund t’I kushtojnë integrimin në BE. Duke folur nga Korfuzi, ai komentoi dhe çështjen e pronave të minoritetit grek në Himarë. Kreu I shtetit fqinj nënvizoi se sjelljet brutale ndaj të drejtave të njeriut nuk mund të tolerohen.

Prokopis Pavlopoulos, Presidenti i Greqisë: “Sjelljet aventureske ndërkombëtare, si ato që shikojmë së fundmi mes Tiranës dhe Prishtinës, janë sjellje brutale që shkelin të drejtat e njeriut dhe në rastin e minoriteteve, të drejtën e pronës. Për fat të keq, Shqipëria po dëmton procesin e anëtarësimit dhe kjo nuk është përgjegjësia jonë. Megjithatë ne nuk do të rrimë indiferentë karshi sjelljeve të tilla. Ne i detyrohemi Greqisë dhe Evropës”.
Pavarësisht kësaj deklarate, Pavlopoulos nënvizoi se Greqia dëshiron të ketë gjithmonë mardhënie të mira me Shqipërinë. Ndërkohë edhe qeveria e Greqisë ka reaguar pas miratimit të ligjit për minoritetet në parlamentin e Shqipërisë. “Në vend që të sigurojë të drejtat e pakicave në vend, bazuar në standardet europiane, projektligji që votoi Parlamenti shqiptar mbi mbrojtjen e minoriteteve përjetëson abuzimet e regjimit të Enver Hoxhës. Ky është një hap përpara për pakicat reale dhe joekzistuese dhe një hap prapa për minoritetin kryesor dhe ekzistues të Shqipërisë”, ka thënë në një përgjigje për gazetarët zëdhënësi I ministrisë së jashtme greke.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!