Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Greqia nën pushtetin e zjarrit, evakuohen 18 fëmijë, autoritetet ngrenë alarmin: Flakët shumë afër zonave të banuara

schedule17:35 - 14 Korrik, 2022

schedule 17:35 - 14 Korrik, 2022

Autoritetet greke kanë dhënë alarmin për zjarret e mëdha që kanë shpërthyer në zona të ndryshme në të gjithë Greqinë, duke nisur nga ishulli i Samos deri në Prevezë dhe Kefalonia.

Zjarrëfikëset janë vënë në gatishmëri, pasi erërat e forta që po fryjnë në të gjithë vendin kanë përhapur zjarrin, duke krijuar vatra të reja zjarri.

Ndërkohë mësohet se autoritete kanë evakuuar për arsye paraprake fshatrat e fëmijëve SOS në Evros, që ndodhet ne veri-lindje të vendit.

Drejtori i fyshtrave SOS ka deklaruar për mediet greke se 18 fëmijë janë evakuuar me siguri nga fshatrat SOS.

Lexo edhe: Europa po digjet, flakët dhe thatësira sjellin “ferrin” në kontinent

Gjithashtu zjarre të mëdha kanë shpërthyer edhe ne shtete të ndrydhem në mbarë Evropën, në Spanjë, Portugali e Francë.

Europa është prekur nga temperaturat ekstreme të cilat kanë shkaktuar zjarrë dhe djegien e mijëra hektarëve.

Zjarret vazhdojnë të shpërthejnë në pjesën më të madhe të Europës mes një vale të nxehtit ‘mbytës’ me temperatura që tashmë janë rritur në 45 gradë celcius dhe pritet të rriten edhe më shumë gjatë ditës së sotme./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!