Greqia në zgjedhje të parakohshme

schedule14:31 - 3 Korrik, 2019

schedule 14:31 - 3 Korrik, 2019

 

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme në Greqi, analistët mendojnë se tashmë ëndrra e kryeministrit Aleksis Tsipras ka perënduar. Ndërkohë sondazhet e fundit tregojnë se Demokracia e re është në avantazh ndaj Syrizës së kreut të ekzekutivit.

Këtu është një Aleksis Tsipras shumë i ri në moshë, i sapo futur në politikë në fund të shekullit të kaluar në një kohë kur të gjitha ideologjitë po rërzohehsin. Kryeministri i ardhshëm i Greqisë, i datëlindjes 1974 lindi katër ditë pas rënies së juntës ushtarake. Kthesa u shënua kur ai u regjistrua tek Të Rinjtë Komunistë dhe pas pushtimit të liceut të tij në Athinë bë 1990. Ishte 16 vjeç. Ai u zgjodh kryeministër në janar të 2015-ës në moshën 40 vjeçare, gjashtë vjet pasi u zgjodh lider i Syrizës. Karriera e tij politike ka qenë gjithnjë një sfidë në një vend të gjunjëzuar nga paaftësia e klasës politike e etërve si dhe nga mungesa e mëshirës së Europës.

Analisti politik grek Kostas Panagopulos shprehet se Tsipras është një i ri tërheqës i cili u përpoq të shprehte diçka ndryshe, të re, një rrugë të re të cilën e përshkoi me sukses duke u ngjitur shpejt në majat e popullaritetit dhe të famës si lider i një lëvizjeje.

Baza e tij elektorale ishte ajo e viktimave të krizës financiare dhe të programeve për shkurtimin e shpenzimeve që iu imponuan Greqisë si pjesë e programit për shpëtimin financiar. Pas referendumit të kërkuar nga ai, ku qytetarët mbështetën qëndrimin e tij sipas të cilit pikat e marrëveshjes ishin poshtëruese, Tsipras firmosi marrëveshjen me kreditorët ndërkombëtarë.

Ndërsa një pjesë e votuesve të tij rebeloheshin, ai shpalli zgjedhje të parakohshme në 7 korrik. Si pasojë e planit të tretë të shpëtimit të firmosur nga ai, e ardhmja politike e Tsipras u bë e pasigurtë.

Një tjetër analist Andreas Drimiotis u shpreh se Kryeministri Tsipras është një shitës i mirë. Mund të shiste partinë e tij dhe veten, por asgjë më shumë. Kjo është arsyeja pse sipas tij, politika e ndjekur nga Tsipras nuk ka një vazhdimësi. Dhe po për këtë arsye rënia e tij politike ashtu si u pa dhe në zgjedhjet e fundit parlamentare europiane, ishte aq e shpejtë.

Pritshmëritë e elektoratit të tij por dhe të Greqisë në përgjithësi ishin për një rimëkëmbje më të shpejtë dhe më të denjë. Por taksat vazhduan të godisnin dhe pagat nuk u rritën.

Për këtë arsye analistët mendojnë se ai po paguan pasojat e planeve të shpëtimit, por ai nuk është dobësuar personalisht më shumë se sa politikisht. Në planin personal ai mbetet një person me shumë karizëm dhe është shumë i pranueshëm si njeri se sa si lider apo kryeministër.

Sondazhet më të fundit në Greqi projektojnë një qeveri me bazë të gjerë ndërsa për Tsipras një post në arenën ndërkombëtare. Janë të paktën shtatë pikët që ndajnë Syrizën nga konservatorët e Demokracisë së re, por për analistët nuk mund të konsiderohet çdo gjë e mbyllur për Syrizën dhe Tsipras në planin politik, mund të jetë dobësuar por jo të dorëzohet.

Kandidati i qendrës së djathtë Kiriakos Mitsotakis do të jetë ndoshta kryeministri i ri grek, por partia e Tsipras do të ruajë vendin e dytë në parlament. Dhe partia e tij do të mund të ringrihet vetëm falë opozitës që do dijë të bëjë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!