Me parullën: “Nuk ia dalim dot më!” sektori privat dhe ai public në Greqi kanë nisur grevën e përgjithshme 24 orëshe që ka paralizuar vendin. Greva është mbështetur nga sindikata të ndryshme dhe shërbimet shëndetësore publike, por dhe ato të transportit.
Greva e sektorit public dhe atij provat kërkojnë paga më të larta, pensione më dinjitoze, luftë ndaj papunësisë dhe promovim të shëndetit public dhe arsimit, si dhe asistencë shëndetësore dhe sociale.
Manifestimi kryesor ishte ai në sheshin Klafthmonos, por dhe protesta në sheshin Omonia ka mbledhur me qindra qytetarë
Nëpunësit kërkojnë reformën e menjëhershme të buxhetit të 2018-ës, me anulimin e menjëhershëm të shkurtimeve të të drejtave sociale
Edhe hekurudhat i janë bashkuar grevës duke paralajëmruar se të gjithë pasagjerët do të rimbursohen për biletat që kanë blerë.
Avionët do të qëndrojnë në tokë ashtu si dhe anijet në port. Kësaj greve i është përgjigjur pozitivisht dhe media greke duke lajmëruar se për 24 orë nuk do të ketë asnjë lajm.
Shërbimi shëndetësor do të bëjë përjashtim vetëm për rastet e urgjencës./abcnews.al