Greqia në flakë, vijon rrezik i lartë zjarri për katër qarqe

schedule10:36 - 2 Shtator, 2023

schedule 10:36 - 2 Shtator, 2023

Greqia prej ditësh vijon betejën për shuarjen e flakëve kryesisht në zonën e Evros. Mediat greke shkruajnë se forcat zjarrfikëse po punojnë për sahuarjne e vatrave aktive të shpërndara brenda perimetrit të zonave të Soufli, Kornofolia, Dadia, Kotronia, Sidiro dhe Giannouli.

Siç u bë e ditur nga Zjarrfikësja, zjarri shfaq një pamje relativisht më të përmirësuar se ditët e mëparshme, gjë që megjithatë nuk i bën të vetëkënaqur forcat e Zjarrfikësve dhe të Mbrojtjes Civile pasi intensiteti i erërave pritet të rritet. Në zonën më të gjerë operojnë 582 zjarrfikës me 16 grupe njësish këmbësore dhe 122 mjete, ndërsa mbështetje ajrore ofrojnë 8 avionë dhe 2 helikopterë.

Zjarri që ra mbrëmë në zonën e Delfinit të Kios tregon një pamje më të mirë. Sipas Zjarrfikësve, zjarri ka rënë dje në orën 21.20 dhe në vendngjarje po punojnë 50 zjarrfikës me 2 grupe këmbësorësh dhe 19 automjete.

Ndërkohë një ditë më parë janë raportuar për 44 vatra të reja zjarresh, ndërsa deri më tani ëhstë bërë I mundur neutralizimi i 81 vatrave në të gjithë vendin. Ndihma për përballimin e zjarreve jepet nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile me forca nga Franca, Spanja, Qiproja, Rumania, Republika Çeke, Bullgaria dhe Sllovakia, si dhe përmes marrëveshjeve transnacionale, Shqipëria dhe Serbia.

Gjithashtu, një rrezik shumë i lartë zjarri parashikohet këtë të shtunë, për katër Qarqe të vendit, sipas Hartës së Parashikimit të Rrezikut nga Zjarri, të lëshuar nga Sekretaria e Përgjithshme e Mbrojtjes Civile në Ministrinë e Krizave Klimatike dhe Civile.

Rajonet e rrezikuara janë, Atika, rajoni i Greqisë Qendrore (PE Boeotia, PE Evia duke përfshirë ishullin Skyros), rajoni i Maqedonisë Lindore dhe Thrakisë (Rajoni i Evros) dhe rajoni i Egjeut të Veriut (Rajoni Lesvos, Rajoni i Kios, Rajoni Samos, Rajoni Ikaria)./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!