Greqia ndalon therjen e kuajve dhe përdorimin e mishit të tyre për prodhime të ndryshme

schedule15:51 - 7 Gusht, 2020

schedule 15:51 - 7 Gusht, 2020

Në Greqi nuk do të lejohet më therja e kuajve dhe përdorimi i mishit të tyre për prodhimin e mishit, lëkurës apo produkteve të tjera. Beteja e shoqatave në mbrojtje të kafshëve ka qenë shumë e gjatë, por në fund rezultoi me fitore.

Që nga 29 korriku në vend ndalohet therja e kuajve, njësoj si ajo e qenve dhe e maceve, përdorimi i tyre në produktet e mishit, në pelush, artikuj mjekësor dhe produkte të tjera.

Gjithashtu në ligjin e ri të miratuar theksohet se ndalohet rritja dhe përdorimi i kafshëve për luftime apo për aktivitete të tjera. Ndalohet rritja e qenve, maceve dhe kuajve për prodhimin e peliçeve, lëkurës, mishit apo fabrikimin e ilaçeve apo substancave të tjera.

Një rezultat i një beteje të gjatë nga ana shoqatave greke për mbrojtjen e kafshëve që në kuadër të emergjencës Covid-19 dhe skandaleve për përdorimin e këtyre kafshëve në rrezik të shëndetit njerëzor, arritën të ushtrojnë presion në ministrinë e agro-kulturës dhe më në fund të marrin miratimin e parlamentit grek.

Dhe Italia po përpiqet të arrijë një objektiv të ngjashëm dhe pse situata është shumë ndryshe nga ajo e Greqisë, sepse ka një konsum të lartë të mishit të kalit, si pasojë e miteve false dhe traditave të vjetra.

Aq sa Italia renditet e para në Europë për therjen e kuajve dhe konsumin e mishit të tyre si dhe për sasinë e eksportuar jashtë vendit. Në Itali shprehen se rruga do të jetë shumë e vështirë pasi janë të përfshira interesa shumë të mëdha në lojë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!