Greqia mohon akuzat e Turqisë se ka shtyrë emigrantët nga Lesvos në territorin turk

schedule17:35 - 22 Korrik, 2024

schedule 17:35 - 22 Korrik, 2024

Roja Bregdetare Greke mohoi këtë të hënë akuzat e Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë se ka shtyrë emigrantët nga ishulli Lesbos në ujërat territoriale turke.

Më herët, Ministria Turke e Mbrojtjes postoi pamjet nga një dron në Platformën X që tregon një operacion të rojes bregdetare greke, duke thënë se një anije greke shtyu një varkë që transportonte emigrantë në veri të një ishulli grek në ujërat territoriale turke.

Ministria thekson se emigrantët u shpëtuan nga një anije e rojes bregdetare turke.

Njoftimit të ministrisë turke i është përgjigjur një zyrtar i lartë i rojes bregdetare greke, i cili deklaroi se nuk bëhet fjalë për shtypje, por për parandalimin e hyrjes së paligjshme në ujërat territoriale greke, raporton Reuters.

Greqia dhe Turqia kanë qenë prej kohësh në mosmarrëveshje për një sërë çështjesh, duke përfshirë kufijtë, burimet energjetike, fluturimet mbi detin Egje dhe ishullin e ndarë etnikisht të Qipros./abcnews.al