Greqia miraton dozën e katërt të vaksinës anti-covid, çfarë ndodh me Shqipërinë?

schedule17:00 - 11 Janar, 2022

schedule 17:00 - 11 Janar, 2022

Greqia ka aprovuar ditën e sotme dozën e katërt të vaksinës anti-covid. Doza e katërt do të jetë e disponueshme për personat me imunitet të kompromentuar.

Greqi po shënon shifra rekord të infektuarish pasi varianti Omicron është tashmë dominues në vend.

Në vendin tonë, edhe pse shifrat janë në rritje dhe është konfirmuar prezenca e variantit të ri, ende nuk është diskutuar si mundësi aplikimi i një dozë të katërt tek personat me imunitet të kompromentuar apo kategori të tjera.

Aktualisht, dozën e tretë në vendin tonë mund ta marrë çdo qytetar mbi 18-vjeç, jo më pak se gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!