Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 1113 raste të reja me koronavirus (më pak se në Shqipëri). Mediat greke bëjnë me dije se ndër to, 565 raste u identifikuan në Atikë, ndjekur nga Selaniku me 106 raste të reja.
Ndërkohë janë shënuar 29 viktima duke e çuar numrin total të viktimave në 5951, që prej fillimit të pandemisë.
Aktualisht 249 pacientë janë të intubuar ndërkohë që mosha mesatare e tyre është 69-vjeç. 86.3% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje bashkëshoqëruese ose janë të moshës 70 vjeç e lart./mv.abcnews.al