Greqia, duket se po vijon me “dorë të hekurt” kundër personave që nuk zbatojnë masat dhe rregullat që janë vendosur për frenimin e përhapjes së covid-19.
Raportohet se ditën e premte janë kryer gjithsej 83 862 inspektime dhe kanë regjistruar 343 raste të shkeljes së masave të vendosura nga epidemiologët.
Gjithsej njëmbëdhjetë kompanive iu shqiptuan gjoba prej 134,800 € dhe pezullim prej pesëmbëdhjetë ditësh të aktivitetit të tyre.
Shkeljet kryesore që janë konstatuar:
1. Mospërdorimi i maskës në ambiente të mbyllura / Mosrespektimi i distancave
2. Mos afishimi në dokument ose në mënyrë dixhitale i numrit maksimal të konsumatorëve që lejohen të jenë brenda dyqanit
3. Shkelje karantine
4. Shërbimi ndaj klientit në ambiente të mbyllura dhe dyqane të jashtme pa një certifikatë vaksinimi ose sëmundjeje ose test diagnostikues për Covid 19
Konkretisht, mediat greke raportojnë se një menaxher i një dyqani u gjobit me 5 mijë euro dhe pesëmbëdhjetë ditë pezullim të shërbimit. Kjo pasi ai I shërbeu 3 klientëve të cilët ishin pa certifikatë vaksinimi. Po ashtu raportohet se e kanë pësuar edhe klientët të cilët u gjobitën secili nga 300 euro.
Gjobë 5 mijë euro ka marrë dhe një biznes tjetër që është kapur duke u shërbyer një numri të madh klientësh ndryshe nga sa parashikohet nga masat e reja anti covid. /abcnews.al/