Greqia “mbyll dyert” për emigrantët që nuk kanë të drejtë azili

schedule18:15 - 22 Nëntor, 2019

schedule 18:15 - 22 Nëntor, 2019

Greqia do të rrisë operacionet e patrullimit në det, kështu ka deklaruar qeveria greke.

Në një njoftim për mediat, Greqia shprehet e vendosur për të rritur numrin e rojeve bregdetare dhe për të “mbyllur dyert” për emigrantët që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë.

“Do t’ua mbyllim përgjithmonë derën trafikantëve të paligjshëm dhe atyrë që duan të hyjnë edhe pse nuk kanë të drejtë azili”, tha kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

Ndërkohë Mitsotakis bën me dije se ka miratuar punësimin e 400 rojeve në kufirin tokësor të Greqisë me Turqinë dhe të 800 rojeve të tjera në ishuj.

Qeveria konservatore greke i bëri publike planet për mbylljen e kampeve të mbipopulluara të refugjatëve në ishuj dhe për zëvendësimin e tyre me qendra më të kufizuara të strehimit. “Të mirëseardhur në Greqi janë vetëm ata që ne i zgjedhim. Ata që nuk janë të mirëseardhur do të kthehen”, tha Mitsotakis./abcnews.al