GREQI- Në një intervistë për televizionin grek ANT1, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis njoftoi se do të rikandidojë për të qenë së rish kryeministër i vendit në vitin 2027.
Kreu i qeverisë greke foli edhe mbi marrëdhëniet mes Athinës dhe Tiranës Zyrtare për të cilat tha se kanë qenë marrëdhënie që kanë kaluar kohëra të vështira, megjithatë ai shtoi se Greqia ka çdo arsye që të mbështesë Shqipërinë në rrugëtimin e saj për integrim në Bashkimin Europian.
“Greqia ka çdo arsye për të mbështetur Shqipërinë në procesin e saj për anëtarësim në Bashkimin Europian, por me kusht që ajo të zbatojë të drejtat e pakicës kombëtare Greke. Kam parë angazhim të Shqipërisë në lidhje me çështjet që na shqetësojnë. Shqipëria dëshiron të ecë përpara.”, u shpreh ai.
Mitsotakis deklaroi se Fredi Beleri ish kryebashkiaku i Himarës që u dënua me 2 vite burg për Korrupsion në zgjedhje në Shqipëri dhe më pas u zgjodh si eurodeputet i Greqisë në Parlamentin Europian, përfaqëson të drejtat e pakicës së grekëve të Shqipërisë në Parlamentin Europian.
Kreu i qeverisë foli edhe mbi tensionet e fundit mbi marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, ku ai tha se po ecet në drejtim të duhur sa i përket Marrëveshjes së Prespës.
Mitsotakis theksoi se Maqedonia e Veriut duhet të kuptojë se nuk është në interes të saj moszbatimi apo ndryshimi i kësaj marrëveshjeje./abcnews.al