Në 24 orët e fundit Greqia ka konfirmuar 1,121 raste të reja me koronavirus si dhe 29 raste fatale. Prej të infektuarve të konfirmuar sot, 6 u zbuluan pas kontrolleve në portat e vendit.
Kështu, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive në vend shkon në 173,905 (ndryshimi ditor + 0.6%), nga të cilët 51.8% janë burra. Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 50 janë persona që kanë udhëtuar jashtë ndërsa, 1,800 janë raste kontakti.
Me 29 rastet e fundit të vdekjeve, bilanci i viktimave shkon në 6,181. 95.6% e personave që kanë ndërruar jetë kishin sëmundje bashkëshoqëruese ose ishin mbi 70 vjeç. sb/abcnews.al/