Greqia kërkesë NATO-s, nesër diskutohet për tensionet me Turqinë në Mesdheun Lindor

schedule18:54 - 8 Shtator, 2020

schedule 18:54 - 8 Shtator, 2020

Ditën e nesërme me kërkesë të Greqisë, përfaqësuesit e NATO-s do të diskutojnë situatën në Mesdheun Lindor pas tensioneve mes Greqisë dhe Turqisë.

Kjo çështje do të diskutohet nesër në Këshillin e Përfaqësuesve të Përhershëm të NATO-s (NAC), i cili përfshin 30 ambasadorët që përfaqësojnë vendet anëtare dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës.

“Greqia kërkoi dhe arriti të sigurojë një debat politik mbi provokimin e Turqisë,” i tha një burim qeveritar protothema.gr .

Pala greke pret që në këtë takim të bëhet një diskutim thelbësor mbi situatën që është krijuar në Mesdheun Lindor.

Bisedimet midis zyrtarëve turq dhe atyre grekë në selinë e NATO-s do të mbahen në 10 shtator/m.v. abnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!