Greqia vendos rihapjen e pikës kufitare me Maqedoninë. Nga nesër pika kufitare me Greqinë, Evzoni do të jetë e hapur për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri Zoran Zaev pas takimit me kreun e qeverisë greke u shpreh se nga nesër Greqia do të hapë pikën kufitare.
Për qytetarët e Maqedonisë për të hyrë në Greqi është e domosdoshme një certifikatë vaksinimi, një test negativ PCR ose që e ke kaluar COVID-19.
“Patëm një takim të shkëlqyeshëm me Kryeministrin e Greqisë, Micotakis. Më njoftoi se duke filluar nga nesër, 14 Maj 2021, hapet vendkalimi kufitar Evzoni, për të gjithë qytetarët e RMV-së, që kanë test negativ PCR, dëshmi për dy doza të pranuara të vaksinës anti-covid ose rezultat pozitiv për antitrupa”, tha kryeministri Zaev./ Abcnews.al