“Greqia”, ende asnjë votë e numëruar/ Votat e diasporës, Celibashi: KAS s’më ka sjellë vendimin

schedule23:35 - 13 Maj, 2025

schedule 23:35 - 13 Maj, 2025

Në Parkun Olimpik, ende nuk është numëruar asnjë votë e shqiptarëve të Greqisë.

Pritet që kryekomisioneri Ilirjan Celibashi të njihet me vendimin e KAS dhe të autorizojë nisjen e procesit të numërimit.

“Është numëruar 40 përqind e fletave të votimit. Mbeten edhe 50 mijë vota nga vende të tjera, përjashtuar Greqinë për t’u num╒ruar. Më pas pritet edhe Greqia. Për votat e Greqisë do të shihet sesi do të ecë procesi”, raportoi gazetari Andon Kello./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!