Qyteti i Krujës, pak kilometra larg kryeqytetit është një ndër destinacionet më turistike të vendit, i cili vizitohet çdo ditë nga turistë vendas dhe të huaj, sidomos në fundjave ku është edhe më i populluar.
Përveç Kalasë së Krujës, ku gjendet muzeu i Heroit Kombëtar, Skënderbeut, pazarit karakteristik, ku shpaloset e gjithë trashëgimia kulturore e zonës dhe mjeshtëria e artizaneve të këtij qyteti, mali i Krujës që ndryshe njihet si Ballkoni i Shqipërisë po tërheq së tepërmi vizitorë.
Janë turistë ditor, vijnë nga qytete te ndryshme te vendit. Teksa veçojnë bukurinë natyrore të malit të Krujës, ata ndalen edhe tek gatimet e freskëta e tradicionale të zonës.
“Unë sot kam ardhur familjarisht me familje, një vend i shenjtë vend i jashtëzakonshëm. Shumë bukur, ajri i pastër dhe ushqimi shumë i mirë. Kruja është bërë si Paris i vogël”
Edhe të huajt lënë përshtypjet e tyre.
Kruja vitet e fundit është e njohur për zhvillimin e turizmit historik, atij malor, duke përfshire mjaft zona te saj, tashme rendit nder me te njohura për atraksion turistik, kjo edhe fale jehonës që i është bërë Shqipërisë nga mediat ndërkombëtare./abcnews.al