Greqia gati të furnizojë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë me vaksinën për COVID-19

schedule19:08 - 17 Shtator, 2020

schedule 19:08 - 17 Shtator, 2020

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka shprehur gadishmërinë për të siguruar vaksinën kundër Covid-19 për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, Mitsotakis e ka konsideruar këtë si një provë të miqësisë mes vendeve.

Duke qenë se Greqia është vend anëtar i Bashkimit Evropian, vaksinën do ta marrë më shpejt, ndaj kreu i qeverisë  është shprehur i gatshëm që t’i furnizojë të dyja shtetet, pra Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për të përshpejetuar procesin.

“Mitsotakis shprehu gatishmërinë e Greqisë, si një vend anëtar i BE, për të kërkuar furnizimin me vaksina të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Kjo pasi vendet anëtarë janë të parat në radhe, dhe pastaj vijojnë vendet kandidate. Nëse kjo arrihet për ne, 15-20 ditë në avancë, atëherë është e mirëpritur,” tha kryeministri Zoran Zaev.

Duke folur për tema të tjera të takimit të tij me Mitsotakis në Athinë dje, Zaev tha se është rënë dakord që të zhvillohet një sesion i dytë ndërqeveritar për dimrin, mundësisht deri në fund të vitit dhe më pas të nënshkruhet një marrëveshje për të shmangur taksimin e dyfishtë. s.b/abcnews.al/