Greqia bllokon gazetarët në kufi/ Ekipet e dy televizioneve shqiptare, disa orë pritje në Kapshticë

schedule19:02 - 2 Nëntor, 2024

schedule 19:02 - 2 Nëntor, 2024

Ekipet e dy televizioneve shqiptare, TV Klan dhe A2 CNN, qe ishin nisur drejt Selanikut per te pasqyruar takimin e neserm te kryeministrit Rama me shqiptaret e Greqise jane penguar për disa ore nga pala greke ne piken kufitare te Kapshtices.

Sipas gazetareve te bllokuar ne kufi, policia kufitare greke u kishte marre pasaportat, por nuk i ka lejuar te kalojne grupet e xhirimit me arsyetimin se duhet te prisnin nje konfirmim nga Ministria e Jashtme e Greqise.

Gazetaret thane se me heret, perfshire dhe rastin e takimit te kryeministrit Rama ne Athine, ne maj te ketij viti, grupet e tyre te xhirimit jane lejuar te kalojne ne kufi, pa ndonje leje te posaçme apo konfirmim te vecante nga Ministria e Jashtme e Greqise.

Rreth ores 17,00 ekipeve te dy televizioneve shqiptare, qe ishin bllokuar ne Kapshtice, u jane kthyer pasaportat nga policia kufitare helene dhe jane lejuar te kalojne drejt Greqise./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!