Grekët janë duke u përgatitur për skenarin më të keq në marrëdhëniet me Turqinë gjatë kësaj vere. Mediat greke raportojnë duke iu referuar burimeve nga Ministria e Mbrojtjes se janë duke u përgatitur për një skenar si ai i krizës në ishuillin Imia në vitin 1996 që çoi vendet në prag të luftës.
“Protothema” raporton se ushtria greke është duke u bërë gati për një pushtim të një ose disa ishujve nga forcat turke pas retorikës së ashpër nga Erdogan dhe Ministria e Jashtme e Turqisë, të cilët kanë vënë në dyshim sovranitetin territorial të Greqisë mbi ishujt në fjalë, raporton abcnews.al.
Prej vitesh Turqia kërkon demilitarizimin e ishujve grekë përballë tokës turke duke iu referuar Traktatit të Luzanës, i cili parashikonte se asnjë ushtar apo teknikë ushtarake nuk duhej të gjendej në këto ishuj. Me këtë kusht, ishujt kaluan nën sovranitetin e Greqisë.
Kriza e vitit 1996
Ishulli Imia, i njohur nga turqita si “Kardak” ndodhet përballë tokës turke dhe në vitin 1996 aty mësynë forcat speciale të Turqisë duke hequr flamurin grek dhe vendosur atë turk. Situata u zgjidh par ndërhyrjes së amerikanëve, ndërkohë që Turqia dhe Greqia ishin të gatshme për të luftuar. /abcnews.al