Ende vazhdon zjarri, i cili filloi të shtunën në orët e drekës në zonën e pyllëzuar në qytetin Katerini të Greqisë.
Në mediat greke thuhet se ekipet e zjarrfikësit kanë ndërhyrë nga ajri e toka dhe pavarësisht të gjitha përpjekjeve zjarri nuk është vënë nën kontroll.
Më tej theksohet se 59 ekipe zjarrfikësish dhe 15 automjete zjarrfikëse morën pjesë në punimet për të shuar zjarrin për të cilin thuhet se është efektiv në një zonë të vështirë për t’u arritur/ abcnews.al