Greqi, vrasja e avokatit Zafeiropoulos, porositur nga 3 të burgosur shqiptarë

schedule14:37 - 2 Nëntor, 2017

schedule 14:37 - 2 Nëntor, 2017

Policia greke ka publikuar detaje të reja lidhur me vrasjen e avokatit Mihalis Zafeiropoulos. 3 shqiptarë që vuajnë dënimin në Koridhalos në Greqi tentuan t’i rrëmbenin 5 milionë euro firmës së njohur të avokatisë duke kërcënuar Zafeiropoulos për një çështje të mëparshme. Por plani I tyre shkoi keq dhe përfundoi me vrasjen e avokatit, sipas policisë greke. Ngjarja ka ndodhur muajin e kaluar në zyrën e viktimës në qendër të Athinës.

Autoritetet bëjnë me dije se në këtë ngjarje janë përfshirë 5 persona. 3 prej tyre kanë dhënë urdhërat nga burgu I Koridhalos ndërsa dy të tjerë, shtetas shqiptarë, vizituan avokatin në zyrën e tij. Udhëri kishte qenë vetëm të plagosej Zafeiropoulos duke e qëlluar në këmbë, thotë policia, por pas një konflikti ata e qëlluan atë në kraharor.

Autoritetet greke kanë publikuar edhe idenditet e personave që kanë kryer vrasjen. Njëri prej tyre është Lavdimir Brahimaj, i arrestuar tashmë. 32-vjeçari njihej dhe me emrat Mikel dhe Ibrahim. Ai është arrestuar të dielën në një kamp romësh në Patra. Para hetuesve grekë, Brahimaj ka pranuar se vrau avokatin grek dy javë më parë në qendër të Athinës, së bashku me një shqiptar tjetër. Autori tjetër është identifikuar nga policia greke si Aleksandro Mata, i cili përdor edhe emrat e tjerë Eno dhe Aleksandros. Mendohet se ky i fundit gjendet në territorin shqiptar. Ndaj tij është lëshuar dhe një urdhër-arrest.

3 shqiptarët e burgosur besohet se kanë paguar bashkëkombësit e tyre 20 mijë euro për të plagosur avokatin. Lavdimir Brahimaj, pranoi këtë fakt duke thënë se fillimisht kishin marrë 3 mijë euro. Ndërkohë, ky i fundit është arratisur nga burgu i Kasandrës në Greqi, pas një leje që autoritetet I kishin dhënë. Ndërkohë, gjatë një kontrolli në banesën e dy autorëve shqiptarë policia ka sekuestruar armë dhe një sasi të konsiderushme me municione./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!