Greqi, shtyhet votimi për Marrëveshjen e Prespës

schedule18:48 - 24 Janar, 2019

schedule 18:48 - 24 Janar, 2019

Në Greqi është shtyrë seanca parlamentare për votimin e marrëveshjes së Prespës, që i jep fqinjit verior të shtetit helen emrin Maqedonia e Veriut.

Vendimi i klasës politike është marrë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, e cila e ka caktuar votimin për të premten në orën 14 e 30. Më herët gjatë muajit, marrëveshja e Prespës vuri në rrezik koalicionin qeverisës në Greqi.

Partia Grekët e Pavarur doli nga koalicioni pasi lideri i saj Panos Kamenos dha dorëheqjen nga posti i ministrit të Mbrojtjes pikërisht për shkak të rezervave ndaj akordit të arritur qershorin e kaluar me Shkupin.

Megjithatë, pavarësisht largimit të partnerit qeverisës, javën e kaluar qeveria e Aleksis Tsipras i mbijetoi votëbesimit në Parlament, duke marrë dritën e gjelbër për të vijuar me votimin e ujdisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!