Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Greqi. I riu është kapur teksa ishte duke qëndruar në një rulotë, pasi akuzohet se ka vrarë tezen e tij 55-vjeçare, duke e goditur pa mëshirë në kokë, në banesën e saj në Patras.
Shtatë vite më parë, i riu vrau nënën e tij në mënyrë mizore, duke përfunduar më pas në qeli, shkruajnë mediat greke.
Në rulotë u gjetën rrobat dhe çanta e shpinës së autorit, ndërsa bashkë me të u arrestua edhe e dashura e tij 33-vjeçare, me origjinë nga Shqipëria.
Autori nuk pranon asnjë nga akuzat, por janë kamerat e sigurisë dhe celularët ata që e “djegin”.r.t/abcnews.al


