GREQI- Një grua shqiptare është gjetur e vdekur në mes të rrugës në Greqi. Kalimtarët e rastit kanë njoftuar menjëherë policinë, pasi kanë parë trupin e pajetë të gruas në rrugë.
Sipas informacioneve të para, gruaja e cila është 40 vjeçe me origjinë nga Shqipëria, është goditur me thikë në bark, ndërsa pranë saj është gjetur një çantë. Gruaja u gjet e pajetë në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous, një nga pikat më qendrore të Menidit.
Paraprakisht policia raporton se kemi të bëjmë me vrasje, por kjo pistë dyshimi pritet të konfirmohet në vijim.