Arrestohet kandidati në Greqi, u kap duke shpërndarë fletë votimi në favor të tij

schedule13:25 - 10 Qershor, 2024

schedule 13:25 - 10 Qershor, 2024

Autoritetet greke kane arrestuar një kandidat për deputet për Parlamentin Evropian të partisë minoritare Partia e Barazisë, Paqes dhe Miqësisë.

Referuar mediave vendase, kandidat, identiteti i të cilit ende nuk është bërë publike për mediat, është arrestuar në qendrën zgjedhore të zonës malore Myrtiski, në Rodhopi të Greqisë lindore.

Konkretisht, siç raportojnë mediat fqinj, ai u kap në flagrancë teksa po shpërndante fletët e votimi të shënuara me emrin e tij. Ai thuhet se ja jepte qytetarëve që prisnin në radhë për të shprehur vullnetin e tyre.

Aktualisht nuk dihet se sa fletë votimi ka arritur të shpërndajë para se të arrestohej nga autoritetet. Në këtë zonë banojnë myslimanët e Trakës.

Kjo parti merr pjesë vetëm në zgjedhjet evropiane duke kërkuar  votën e pakicës dhe duke mbrojtur “identitetin turk” siç pretendon për minoritetin mysliman. Megjithatë nuk arritën te sigurojnë asnjë mandat.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!