Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Athinë, ku në një kafene një grup prej 7 shqiptarësh të cilët ishin nisur për të parë një ndeshje futbolli, nisën të debatonin ende pa u ulur.
Pas debatit ata kanë dalë në rrugë para kafenesë ku njëri prej tyre ka nxjerrë armën duke qëlluar dhe duke lënë të vdekur një tjetër shqiptar që nuk kishte lidhje me grupin.
Shqiptari fatkeq është dërguar në spital, por nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve, ndërsa grupi u arratis në drejtim të paditur.
LEXO EDHE: Përleshje me armë zjarri mes shqiptarëve në Greqi, vritet aksidentalisht bashkëatdhetari i tyre
Policia është vënë në kërkim të autorëve, ndërsa ka gjetur një mjet tip xhip që dyshohet se i përket njërit prej anëtarëve të grupit, po ashtu në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar gëzhojë dhe një plumb pistolete.
“Dola jashtë, ishte kaos, e pashë njeriun të rënë. Një makinë është larguar me shpejtësi dhe i kanë bërtitur shoferit “ik, ik””, tha për protothema.gr një banor i zonës. r.t/abcnews.al