Greqi, shkatërrohet banda shqiptare e heroinës/ 7 në pranga

schedule15:58 - 5 Maj, 2018

schedule 15:58 - 5 Maj, 2018

Policia greke ka goditur një bandë shqiptare që merrej kryesisht me trafikimin e lëndëve narkotike. Kjo është bërë e ditur nga mediat helene. Mësohet se në një operacion në rajonin e Atikës janë arrestuar gjashtë shtetas shqiptarë, të moshës 28-50 vjeç dhe një 30 vjeçar grek. Hetimet ndaj këtij grupi kriminal kishin nisur prej kohësh. Raportohet se drejtuesi i bandës së heroinës ishte një 50-vjeçar shqiptar. Identiteti i tyre nuk bëhet e ditur. Mediat greke shkruajnë se gjatë kontrollit të automjeteve, banesave dhe të arrestuarve është sekuestruar 1 kilogram heroinë, 130 gram metadon dhe rreth dy mijë euro. Gjithashtu janë sekuestruar disa armë, 8 celularë dhe 3 makina. Hetuesit zbuluan se banda kriminale e trafikonte drogën nga Shqipëria për në Greqi. /abcnews.al